Categories Lajme

“Scholz më tha: Shqipëria do futet në BE gjatë mandatit tim”, Rama: Ambasadës ruse do t’ia ndryshojmë sërish emrin e rrugës

Rruga “Dervish Shaba” në Mjull Bathore në kryeqytet do të mbajë emrin “Ukraina e Lirë”. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë për Rory Stewart and Alastair Campbell në podkastin e tyre “Pjesa tjetër është politikë”, duke iu përgjigjur pyetjes për ndikimet ruse dhe kineze në vend, theksoi se asnjëra as tjetra nuk shihen si shpëtimtare në Shqipëri.

“Nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë”  dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre.”

Teksa bëri një krahasim mes Angela Merkel dhe Olaf Scholz, zbuloi edhe një angazhim të këtij të fundit ndaj Shqipërisë.

“Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i  njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.”

Pyetjes nëse Shqipëria vijon ta dojë integrimin në BE, iu përgjigj qartë edhe pse mes kritikash.

“Dhe, në vitin 1990, kur e gjithë lëvizja e regjimit pati sukses, slogani ishte “E duam Shqipërinë si Europa”. Pra, të qenit Evropë, do të thotë që ne të jemi në një vend të sigurt, dhe të jemi në një vend ku njerëzit kanë rëndësi dhe jo aty ku të tjerët vendosin për ju.”

Angazhimin dhe qëndrim e tij në politikë politik në vitet ’90, Rama ja dedikon ish-kryeministrit Toni Bler dhe rrugës së tij të tretë.

“Nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.”

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të dy moderatorëve edhe për sulmin kibernetik dhe trafikun e emigrantëve me gomone. Për këtë të fundit Rama vuri në pikëpyetje shifrat reale të emigrantëve dhe shtoi se po punohet me autoritetet e Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME