Pak ditë më parë në median rozë qarkulloi lajmi, se arsyeja e ndarjes mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt, ishte pikërisht bjondja me emrin Sara Kolamin, që sipas burimeve nga Panorama Plus ishte nën shoqërinë e aktorit kohët e fundit.
Por lidhur me këtë, në mënyrë të tërthortë, Sara ka treguar se nuk ekziston asnjë mundësi, pasi bloggeres nuk i pëlqen që i dashuri i saj i ardhshëm, të jetë një njeri i njohur për publikun.
“Nuk dua drama, s’më pëlqejnë, sepse një personazh publik sjell me vete drama, tërheq shumë vëmendje, njerëzit fillojnë merren me ty”– është shprehur bloggerja Sara, në emisionin “Mos i Fol Shoferit”.
