Categories Lajme

Se.kuestrohen 3 milionë € pasuri në Shkodër

Policia shqiptare sekuestroi 3 milionë euro pasuri të investuara në Shqipëri nga kreu i një grupi kriminal në trafikun ndërkombëtar të drogës në disa shtete të BE-së, shkodranit Jetmir Kastrati, dhe 3 pjesëtarëve të tjerë të bandës, të arrestuar më 26 qershor 2019 në Danimarkë. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal ishin investuar në Shqipëri, kryesisht në zona bregdetare, në prona që trafikantët i kishin regjistruar në emër të familjarëve dhe miqve të tyre.

Njeriu që drejtonte dhe financonte grupin e gjerë të trafikut në disa shtete si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Suedi e Slloveni, e Shqipëri, rezulton sipas hetimeve të jetë Jetmir Kastrati ose siç njihej në Danimarkë, Sokol Krasniqi me pasaportë kosovare. Personat e tjerë të arrestuar, që u janë sekuestruar pasuritë, janë Eri Pelingu, Armando Doçaj  që njihej ndryshe dhe Astrit Doçaj, Dëfrim Eçi. Eri Pelingu, njihej edhe me pseudonimet Eri Elbasani apo Ergys Elbasani.

Më 26 qershor, policia sekuestroi 200 mijë euro 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, në operacionin “Goldfinger”, koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në shtetet ky grupi kishte shtrirë aktivitetin kriminal.

Por me thellimin e hetimeve ndaj të arrestuarve, është arritur të provohet nga prokuroria, se shqiptarët, përmes të afërmve të tyre në atdhe, kishin blerë prona të shumta duke i regjistruar në emër të familjarëve, disa prej të cilave ju sekuestruan në vijim të aksionit, ditën e sotme.

Kështu, u sekuestruan në total me vendim gjykate, një pulari, me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.

Pularia buzë lumit Drin, në Bërdicë e Sipërme në Shkodër, dyshohet të jetë investim i Jetmir Kastratit, por që ai e kishte regjistruar në emër të kunatit të tij, i Astrit Beqirit, edhe ky i fundit i arrestuar në Shkodër nga policia.

Jetmir Kastrati dhe 3 pjesëtarët e bandës akuzohen për veprat penale: “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet për zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo miqve, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas hetimeve, grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prioritet vetëm trafikimin e lëndëve narkotike kokaine, ku me këtë mall furnizohej në Kolumbi dhe Ekuador, duke e futur më pas në vende të Europës, e shitur deri në Danimarkë dhe Suedi, me anëtarë serbë, holandeze, shqiptarë, suedezë dhe danezë.

Jetmir Kastrati rezulton i dënuar në Norvegji në vitin 2012 për veprën penale të “Pastrimit të parave”, e për rjedhojë nga frika e identifikimit të pronave në emrin e tij, ka bashkëpunuar me kunatin e tij Astrit Beqiri, duke i kaluar pronat në emër të tij.

Astrit Beqiri, kunati i Jetmir Kastratit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet agjenda/ Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME