Categories Opinion

S’e kuptoj për çfarë vlen ende fasha orare?

Nga Pano Soko – S’e kuptoj për çfarë vlen ende fasha orare? Çfarë ka vlejtur deri tani moslejimi i funksionimit të jetës normale për një pjesë të ditës? Përveçse mbyt ekonominë dhe “shuan me gomë” vendet e punës, për çfarë tjetër na vlen? Apo thjesht për të kënaqur egon tiranike të një personi që ka vendosur ta provojë t’i afrohet Enver Hoxhës.

Dje e kishin rradhën të moshuarit, sot e kanë nënat me fëmijë, po nesër kush e ka rradhën, dajot e dhëndrit? Boll u talle. Është tepër dhe për një klloun si ty. Hape fashën orare 24 orë dhe leji njerëzit ta mbrojnë vetë veten e tyre, siç kanë bërë deri më sot. Patjetër të respektohen rregullat e higjenës dhe distancimit fizik, por për këtë s’ka nevojë për diktaturë, njerëzit janë të mençur vetë. Madje, në shumicë dërrmuese, janë më të mençur sesa ai që po drejton këtë vend sot. Leje të lirë gjithë ditën që njerëzit mos blejnë vetëm bukë dhe ushqime. Të kenë mundësi të vazhdojnë jetën normalisht, të blejnë dhe frigoriferin, të blejnë hidrosanitare, të riparojnë makinat, të blejnë bizhuteri, etj.etj. Dmth të jetojnë normalisht.

Hap baret dhe restorantet, natyrisht me kushtëzime për ruajtjen e higjenës dhe distancimit fizik, por hapi të paktën që dhe ata të fillojnë t’i kthehen normalitetit. Të fillojnë të arkëtojnë, të fillojnë të paguajnë paga prej vërteti, jo si këto pagat qesharake që iu jep ti. Të lejohet transporti ndërqytetas që njerëzit të shkojnë të shijojnë plazhin në ditët me diell, dhe të pijnë pije e të ushqehen në baret dhe restorantet e plazhit. Natyrisht me rregullat e higjenës, dizinfektimit dhe distancimit fizik. Por të paktën lejoi që të fillojnë dhe ata të marrin frymë. Është turizmi ai që po flitet, është spina kordiale e ekonomisë së verës në Shqipëri.

Ato bare që hapen fshehurazi dhe tregëtojnë kafe, nuk janë kriminelë. Ata që thyen “rregullin” dhe shkuan në plazh këtë fundjavë nuk janë kriminelë. Ata janë heronj që të treguan ty atë që mendojmë të gjithë. Që rregullat e tua janë një idiotësi që duhen thyer. Njerëzit nuk i ruan sasia e orëve që mbyllen në shtëpu, i ruan mënyra sesi sillen kur janë jashtë. Dhe shqiptarët, pas këtyre 40 ditëve karantinë e treguan me fakte që dinë si të mbrohen.

Prandaj hape sa më shpejt, të gjithën, 24 orë. Jepu mundësi njerëzve të jetojnë normalisht. Jepu shancin bizneseve të mendojnë si të ringrihen, jo si të mbyllin aktivitetet në QKB dhe të shuajnë vendet e punës. Ekonomia është çështje perceptimi. Nëse ti më jep kushtet, unë maksimizoj oportunitetet. Në të kundërt vdesim të dy me rradhe, unë i pari dhe ti pas meje. Nuk e shpëton dot ekonominë me paketa. S’e shpëton dot Gjermania dhe SHBA, jo më ti me paketat e tua qesharake.
Ekonomia është si trupi i njeriut. 80% e shërimit vjen nga brenda, nga mekanizmat e veta. Paketat më të mira, ndihmojnë maksimumi 20%.
Krijoji kushtet dhe shiko sesa bukur funksionon e gjitha. Por duhet ta lësh të lirë. Të gjithën!

Të gjithë janë të rritur dhe të ditur mjaftueshëm për t’u mbrojtur vetë. E kuptuan se çfarë duhet bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë vetë. S’ka nevojë për shtetrrethim, polic, apo tanke.
Madje, më ler të të qetësoj dhe ty nga imagjinata e shfrenuar. Nuk bëhesh dot diktator. Je shumë qesharak për t’u bërë i tillë, sado ta tentosh. Je frikacak. Reflekto të paktën një herë në jetën tënde dhe bëj një gjë të saktë për këtë vend. Hape të gjithën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME