Categories Lajme

Sekuestrimi i 1 ton marijuane/ VOA zbardh detaje të reja: Si u ndoqën 3 skafistët vlonjatë nga Guardia di Finanza

Në Shqipëri, policia njoftoi sot se falë një operacioni të përbashkët me autoritetet italiane është bërë i mundur sekuestrimi i afro 1 tonelate marijuanë.

Tre shqiptarë që drejtonin tre skafe me të cilët trasnportuan drogën në det, janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa në Itali, në gjirin e Santa Maria di Leuca, në bregdetin e Lecce-s, është bllokuar një anije me vela, e drejtuar nga dy ukrainas Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Në brendësi të mjetit lundrues është gjetur dhe sasia e madhe e drogës e ndarë në 153 pako.

Gjithshka ka nisur kur një helikopter i Guardia di Finanza-s italiane, i cili po kryente fluturime kontrolli për llogari të Frontex-it, Agjencisë europiane të rojeve kufitare e bregdetare, ka dalluar në thellësi të ujërave të detit Jon, disa mjete të vogla lundrimi të cilat po shkarkonin disa pako, në një mjet me vela. Në këtë moment janë sinjalizuar autoritetet shqiptare dhe italiane, të cilat kanë nisur një operacion të bashkërenduar, ku siç u njoftua, u angazhuan 250 forca nga toka, ajri dhe deti.

Nga policia e Vlorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, i Arbër Saraselit, 31 vjeç, Saverjo Imerajt, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezit, 19 vjeç. Ata u kapën ndërsa me tre skafet e tyre po ktheheshin në brigjet shqiptare. Në kërkim është shpallur dhe një i katërt, Gregor Likaj, 33 vjeç, ndërsa jane sekuestruar dhe tre mjetet lundruese.

Anija me vela ku ishte ngarkuar droga, u bllokua nga Guardia di Finanza, e Gallipolit, ndërsa po lundronte në brendësi të ujërave territoriale italiane.

Sasia e madhe e marijuanës së bllokuar, dëshmon për një riaktivizim të përpjekjeve për trafikimin e marijuanës ngë Shqipëria përmes detit. Disa javë më parë një gomone e shpejtë, e cila dyshohej se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike, i shpëtoi ndjekies në det, dhe u gjet një ditë më pas e djegur në breg.

Gjatë vitit të shkuar sipas autoriteteve italiane nuk ishte regjistruar asnjë rast i trafikut të marijuanës nga Shqipëria, ndërkohë që fluturimet e përvitshme të Guardia di Finanza-s mbi territorin shqiptar, nxorrën në pah një rrije të sipërfaqeve të kultivuara./ VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME