Categories Lajme

Sekuestrimi i drogës me vlerë 270 mijë euro në Tiranë: Verifikohen celularët e dy të arrestuarve, dyshohet për të tjerë të përfshirë

Antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut në kryeqytet.

Celularët e dy të arrestuarve, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën me 1 kg kokainë, po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar skemën kriminale, por edhe emrat e tjerë të përfshirë.

Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërndarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë.

Ky grup shpërdante kokainë edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të Tiranës.

Klajdi Serjani, është nipi i Pajtim Serjanit, i cili është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014, ndërsa njihet si miku i Emiljano Shullazit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME