Categories Lajme

Sekuestrimi i ilaçeve kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, MSH apel qytetarëve: Mos blini barna pa pullën fiskale! Reagon edhe Balla

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas sekuestrimit të barnave kontrabandë që kapnin vlerën e 50 mijë eurove dhe që çuan në pranga 16 persona. Në reagimin e saj Ministria përgëzon prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë.

Gjithashtu ka apelur qytetarët të mos blejnë barna pa pullë fiskale.

REAGIMI:

Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë. Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi. Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale. MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla:

REAGIMI I BALLES

🇦🇱 Përgëzime Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë për operacionin e madh kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, duke çuar pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME