Categories Lajme

Sekuestrohen 2 tonë kokainë në Itali, u gjet në mes të detit

Guardia di Finanza në Katania bën me dije se ka sekuestruar një sasi shumë të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, e hedhur në mes të detit.

Kokaina që peshonte 2 tonë dhe arrin një vlerë prej 400 milionë eurosh u gjet nga motovedetat e rojës bregdetare në brigjet lindore të Siçilisë.

Droga ishte izoluar shumë mirë që të mos depërtonte uji dhe ishte futur në një rrjet, ku kishte dhe disa mjete sinjalizuese.

Sipas autoriteteve, mendohet që ka qenë një anije tjetër që e ka hedhur drogën në det për t’u marrë nga trafikantë të tjerë të cilët do ta nxirrnin në breg.Deri në këto momente nuk ka asnjë person të arrestuar për drogën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME