Categories Lajme

Sekuestrohen në doganë rroba firmato me vlerë 300 mijë euro

Sasia e mallrave kontrabandë vinte nga Turqia me vlerë 300 mijë euro janë bllokuar nga antikontrabanda e doganës së Tiranës. Mallrat e bllokuara janë rroba “firmato” që kryesisht mbajnë etiketën e firmës ‘Gucci’, por që janë të falsifikuara. Mësohet se ato janë porositur nga disa tregtarë në Tiranë. Kamioni me mallra nga Turqia ka kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, nga e cila kanë kaluar lirisht.

Pasi kamioni ka mbërritur në Tiranë, antikontrabanda brenda doganës së kryeqytetit ka zbuluar se pjesa më e madhe e mallrave ishin të padeklaruara. Firma i kishte deklaruar mallrat me vlerë 30 mijë euro, ndërkohë që paraprakisht vlera e tyre arrinte në 300 mijë euro. Pas procedurave nga ana e autoriteteve doganore, mallrat janë sekuestruar, ndërsa është ndaluar edhe shoferi i kamionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME