Categories Lajme

Selami i kthen përgjigjen Metës: Mos u merr më me emrin tim, shiko përtej, bëj paqe me veten

Presidenti Ilir Meta ka lëshuar akuza të rënda ndaj  Shkëlqim Selamit, i cili më herët ka qenë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shkëlqim Selami në një prononcim për Vloranews  i ka rikujtuar Presidentit Meta, kohën kur kërkonte fitore me blerje votash.

Sot jam zgjuar po sa i habitur edhe i shokuar , por dhe më ka ardhur keq të them të drejtën. Kandidati i lSI që ka 6 vjet që fle dhe zgjohet me emrin tim, më paska përmendur prapë. Ka një të mirë marrëzia e tij , duke qendruar në Vlorë është afër spitalit dhe të paktën kemi mundësi pas 25 prillit ti bëjmë derman.

Pa sa pa hije në kafazin e tij, I pushkatoi me pushkë druri njerëzit e zgjedhur nga vetë ai dhe tani ka filluar shikon përtej kafazit. Zoti kandidat, mua nuk më bën dot pis dhe të më përmendësh për blerje votash se kur më thoje sa vota arrin të blesh të thoja që mandatin nuk e dua po sma dhanë vlonjatët me vullnetin e tyre të lirë dhe për këtë jam krenar se e bëra mandatin vetëm me votat e vlonjatëve dhe me asnjë votë nga Saranda dhe ti këtë e di mire .

Ke qënë etaloni I blerjes së votave dhe i habitur atëherë më thoje paske të drejtë vëlla , këta dashkan vetëm bukë ujë dhe histori, tani e ke rritur piacën u jep dekorata duke i përdorur në vënd të verdhushkave. Pushkatimi i Luanit tregon që po shikon hije dhe ske më besim as tek vetja .

E kalon pushkën sa në dorën tënde dhe në dorën e atyre që të shërbejnë si vegël . Këtu je në Vlorë z. kandidat, dhe atë që unë e bëj si qytetar i thjeshtë ti nuk e bën dot as si president.Të premtoj pas 25 prillit do të vijmë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasësh ata që tani po i përdor si vegla.

Mos u merr më me emrin tim , shiko përtej, bëj paqe me veten , unë jam qytetar i thjeshtë vlonjat që do bëj cdo ditë për qytetin tim , këtu zgjodha të jetoj dhe të rris fëmijet e mi . Do jap kontributim tim atje ku kam parë dhe prekur ndryshimin, skam nevojë për mandat unë për të bërë për Vlorën , smë bëri as pozita as karrigia dhe as mandati ky që jam .

Unë si qytetar i thjeshtë bëj shume më shumë se ty i veshur nën petkun e presidentit me puplat e një kandidati dhe me duart e mbushura me dekorata. Me qetësi dhe dashuri drejt 25 prillit dhe pas 25 Prillit për një dreke në Kuzum Baba të festosh me ne fitoren tonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME