Categories Sport

Volejboll, Partizani shpallet kampion

Fitoi tre ndeshje play-off me Erzenin. Partizani dominon skenën në volejbollin shqiptar. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë për meshkuj e femra në volejboll, të kuqtë siguruan edhe titullin kampion. Ekipi i Ylli Tomorit mposhti 3-0 Erzenin në finalen e tretë play off të luajtur në luajtur në “Feti Borova”.

Që në dy setet e para pati epërsi në parket, duke i fituar ato me shifrat 25-18, 25-19. Erzeni tenton të rihapë ndeshjen në setin e tretë, por “zgjohet” vonë, pasi Partizani nuk toleron dhe fiton 25-23 e krejt takimin 3-0. Të kuqtë i fituan të tre ndeshjet e luajtura duke siguruar matematikisht titullin e këtij sezoni

Kurorëzimi me trofe vjen pas një dominimi të të gjithë kampionatit. Pasi siguruan vendin e parë në Grupin B, të kuqtë u treguan të saktë dhe të përqendruar edhe në fazën finale. Ky është suksesi i dytë sezonal për Partizanin, që një muaj më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME