Categories Sport

Seria A, 11 më të mirët e 2018-ës vijnë nga 5 skuadra

2018-ta ka qenë një tjetër vit i mbushur me evenimente sportive që tashmë janë pjesë e historisë. Seria A ka parë një dominim të Juventus-it dhe gjërat duket se do të vazhdojnë kështu edhe në 2019-ën.

Të dhënat e marra nga Opta na dhurojnë një formacion interesant për sa i takon futbollistëve më të mirë të vitit kalendarik, që përfshin fazën e dytë të sezonit 2017-18 dhe të parën e atij 2018-19.  11 futbollistët, të rreshtuar me skemën 4-3-1-2, vijnë nga vetëm 5 skuadra. Juventus, siç pritej, kryeson me katër lojtarë. Por në portë është Samier Handanovic i Inter.  Dy mbrojtësit e krahut janë Joao Cancelo dhe Alex Sandro, ndërsa Acerbi i Lazio-s dhe De Vrij i Inter-it formojnë dyshen e qendërmbrojtësve.  Mesfusha është e përbërë nga Allan, Pjanic dhe Freuler. Ky i fundit përfaqëson Atalanta-n, bashkë me Ilicic, i cili është fantazisti mbrapa dy sulmuesve. Mertens dhe Immobile formojnë dyshen e sulmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME