Categories Lajme

Sërish lëkundje tërmeti/ U ndje në disa qytete, ja ku ishte epiqendra

Katër ditë nga tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin tonë, lëkundje të tjera janë ndjerë në afërsi të Kepit të Rodonit.

Lëkundja më e fortë e datës së sotme ka qenë me magnitudë 3.8. Kjo lëkundje është ndjerë rreth orës 01:24 të natës, ndërsa epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësi, Pranë Kepit të Rodonit. Kjo lëkundje është ndjerë në disa qytete, kryesisht, Durrës, Krujë, Kamëz e Tiranë.

Po ashtu lëkundje më të lehta kanë rënë deri në orët e para të mëngjesit. Rreth orë 04:29 një tërmet ka rënë në Ballsh, shumë kilometra larg ‘vatrës’ së nxehtë të lëkundjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report TV, sizmiologu, Rrapo Ormëni është shprehur se rreziku i madh ka kaluar dhe lëkundjet që ndihen tani, janë pasgoditje të tërmetit.

“Procesi ka vijuar, kemi theksuar se pas goditjet vijojnë. Kjo është normale. Më e madhja ka qenë 3.8. Është ndjerë në zonat afër epiqendrës. Është proces i zakonshëm nuk ka gjë për tu shqetësuar, këto ndihen më së shumti në zonat rrethuese. Deri sa të vendoset ekuilibri.” ka thënë Ormëni.

Më datë 21 shtator  Shqipëria u shkund  nga 25 lëkundje tërmeti. Tërmeti i parë me magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.

108 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë paraqitur në spitalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që mes tyre ka qenë  edhe një turist i huaj.

Në të gjithë vendin janë dëmtuar 563 banesa, ndërkohë që 28 pallate kanë pësuar plasaritje por pa rrezik për shembje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME