Categories Politike

Opozita fund bojkotit, tryeza e OSBE-së nis me debat Gjiknuri-Gjuzi, PD: Duhet strukturë e posaçme për reformën zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po zhvillon sot tryezën për reformën zgjedhore, ku është e pranishme edhe opozita jashtëparlamentare e përfaqësuar nga ekspertët e zgjedhur nga PD, LSI dhe PR. Fjalën hyrëse në këtë tryezë po e mban ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe më pas dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Përfaqësuesit e opozitës në nivel teknik janë Ivi Kaso nga Partia Demokratike, Muharrem Caka nga LSI-ja dhe Arjan Madhi nga Partia Republikane.

Fillimisht lideri demokrat e refuzoi ftesën e kryeministri Rama, por pas ultimatumit nga SHBA, përmes të dërguarit special për Ballkanin, ndryshoi kurs duke thyer bojkotin. Dje Basha vendosi që të marrë pjesë në tryezën në nivel ekspertësh.

OSBE ka ftuar në tryezë të gjitha partitë politike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionin e Venecias. Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, pas miratimit të reformës në drejtësi. Ndërkohë që pikërisht kjo reformë, ishte edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania që dha dje ‘ok’ për negociatat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME