Categories Lajme

Sërish rekord rastesh të reja, mbi 20 000 në 24 orët e fundit

Treguesit e epidemisë së COVID-19 janë përkeqësuar më tej në 24 orë e fundit në Francë, me një rritje të re të numrit të pacientëve në kujdes intensiv dhe më shumë se 20 000 raste të reja pozitive, një rekord i ri, sipas shifrave të lëshuara sot nga Shëndeti Publik. “Numri i pacientëve të shtruar me COVID-19 u rrit sërish sot me një total prej 1 439 pacientësh në kujdes intensiv, 21 më shumë se një ditë më parë dhe një tjetër rekord që nga maji”, tha agjencia shëndetësore.

“Në 24 orët e fundit, 20 339 raste të reja COVID-19 janë zbuluar, një rekord që nga përdorimi i testeve në shkallë të gjerë, si edhe kanë vdekur 62 persona”, shtoi ajo. Në kulmin e epidemisë, në fillim të prillit, më shumë se 7 000 pacientë u shtruan në spital në këto shërbime, kryesisht ata që kishin nevojë të viheshin në frymëmarrje artificiale. Ky numër më pas ra ndjeshëm deri në fund të korrikut, pastaj evoluoi në 350-400 pacientë deri në fund të gushtit, para se të rifillonte një rritje konstante. Kapaciteti aktual kombëtar është rreth 5 000 shtretër të kujdesit intensiv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME