Categories Sport

Sërish Uzuni, super gol me Ferencvarosh në Europa League

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me Ferencvaroshin në Hungari, teksa mbrëmjen e kaluar ka lënë gjurmë duke shënuar një nga dy golat për hungarezët, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Sulmuesi shqiptar arriti të realizojë një super gol për skuadrën e tij ndaj Celtic në Budapest.

Në minutën e 86-të, futbollisti kuqezi dërgoi topin në rrjetën kundërshtare nga një pozicion i prirët, duke goditur në mënyrë perfekte dhe duke shtangur portierin mik.

Pavarësisht se Uzuni ngushtoi shifrat në 2-3, rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e lojës, me Ferencvarosh që u mund nga Celtic. Megjithatë, forma e mirë që po kalon Myrto Uzuni është një lajm i shkëlqyer edhe për Kombëtaren kuqezi që do të luajë dy ndeshjet e fundit ndaj Anglisë më 12 nëntor dhe Andorrës më 15 nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ky ishte goli i tretë radhazi për Uzunin, që ka shënuar në tre kompeticione të ndryshme, kupë, kampionat dhe Europa League, duke konfirmuar veten si një ndër sulmuesit tanë më të mire aktualisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME