Categories Lajme

Shahini: Gjithëpërfshirja në arsim, shanse të barabarta për komunitetet

“Miqtë e Fëmijëve” organizoi mbledhjen e rradhës dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Besa Shahini mori pjesë në takimin e radhës së grupit parlamentar i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.

Aktiviteti synon paraqitjen e masave të mëtejshme për zbatimin e “Agjendës së Fëmijëve” dhe përmbushjes së Rezolutës së Kuvendit mbi Fëmijët.

Në fjalën e saj, ministrja Shahini u ndal tek masat dhe zhvillimet më të rëndësishme të ndërmarra  në arsimin parashkollor për vitin 2018-2019.

Është filluar me zbatimin e standardeve të mësuesit dhe përgatitjen e programeve të kualifikimit për mësuesit, për të vijuar me trajnimet e mësuesve, drejtuesve të rrjeteve profesionale dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit parashkollor për kurrikulën dhe programet e reja. Janë hartuar dhe miratuar Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm të Mësuesit të Arsimit Parashkollor dhe ka filluar zbatimi në vitin shkollor 2018-2019”, tha ministrja Shahini.

Ajo theksoi se rreth 3,000 mësues të arsimit parashkollor janë  trajnuar për paketën e arsimit parashkollor. Gjithashtu  është në rritje përfshirja  e numrit të fëmijëve rom/egjiptianë dhe me aftësi të kufizuara në kopësht.

Ndërhyrjet e deritanishme për gjithë-përfshirjen përfshijnë regjistrimin e fëmijëve rom/egjiptianë edhe pa dokumentacionin e kërkuar me ligj; frekuentimin e kopshtit prej tyre pa asnjë tarifë. Ndërsa për herë të parë është futur mësuesi ndihmës në kopsht”, u shpreh Shahini.

Për sa i përket integrimit të fëmijëve e të rinjve romë/egjiptianë në kopshte, shkolla e universitete, Ministrja Shahini theksoi faktin se kanë vlerësuar me përparësi lehtësimin e integrimit të tyre duke zbatuar politika arsimore, të cilat u kanë krijuar këtyre komuniteteve shanse të barabarta për një qasje pozitive ndaj shkollës.

Në lidhje me “Planin e Veprimit për Arsimin Gjithëpërfshirës” për arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, Ministrja Shahini theksoi se tashmë në sistem kemi të përfshirë rreth 900 mësues ndihmës me qëllim rritjet e aksesit në shkollë për këtë kategori, teksa numri i mësuesve ndihmës parashikohet të shkojë deri në 1,000 deri në fund të këtij viti shkollor.

Në përfundim të fjalës saj, ministrja u shpreh se ngelet akoma shumë punë për t’u bërë, gjithsesi arritjet e deritanishme në drejtim të gjithë-përfshirjes dhe realizimit të barazisë në arsim janë një bazë e mire.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME