Categories Bota, Kuriozitete

Shangai ndërpret marrëdhëniet e binjakëzimit me Pragën

Të martën, Zyra e Punëve të Jashtme e Bashkisë së Shangait publikoi në uebsajtin e vet zyrtar deklaratën mbi ndërprerjen e marrëdhënieve të binjakëzimit midis Shangait dhe Pragës.

Në këtë deklaratë thuhet se autoritetet e bashkisë së kryeqytetit të Çekisë Pragë kanë kryer vazhdimisht veprime të gabuara lidhur me problemet e rëndësishme që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të palës kineze, si problemi i Tajvanit, dhe kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, duke sfiduar parimin e “Një Kine”.

Bashkia dhe populli i Shangait shprehin dënimin dhe kundërshtimin e tyre serioz lidhur me këtë. Duke mbajtur parasysh se nuk ka më bazë politike për shkëmbimet mes dy qyteteve, vihet re më tej në deklaratë, Shangai do të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet e binjakëzimit me Pragën dhe do të ndalojë të gjitha shkëmbimet zyrtare.

“Respekti, barazia dhe leverdia e ndërsjellë janë baza e marrëdhënieve midis Kinës e Republikës Çeke. U kërkojmë autoriteteve të bashkisë së Pragës të pranojnë sa më shpejtë gabimet dhe të shmangin ndikimet negetive me veprime konkrete, duke iu rikthyer respektimit të parimit të “Një Kine”, thuhet në fund të deklaratës së Zyrës së Punëve të Jashtme të Bashkisë së Shangait. /Marre nga CRI/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME