Categories Lajme

SHBA: 5 mld dollarë për murin me Meksikën

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një projektligj shpenzimesh, i cili i jep Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej tij rreth 5 miliardë dollarësh për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën.

“Vendi ynë ka shpenzuar triliona dollarë dhe ka sakrifikuar mijëra jetë të rinjsh në mbrojtje të kufijve të vendeve të huaja. Unë po i kërkoj Kongresit mbrojtjen e kufirit të vendit tonë për një pjesë shumë të vogël të kostos. Për sigurinë tonë kufitare është e nevojshme një pengesë fizike e fuqishme, siç është muri.”

Ndonëse Presidenti amerikan thotë se muri është i nevojshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, buxheti i kërkuar sjell pasoja në zërat e tjerë, duke krijuar kështu mbylljen e pjesshme të agjencive federale dhe prek rreth 800 mijë punonjës duke pakësuar dhe disa shërbime qeveritare. Kjo do të thotë se departamentet e Sigurisë Kombëtare, Transportit, Bujqësisë, Shtetit dhe Drejtësisë do të fillojnë të mbyllen.

Por Presidenti Trump deklaroi se do ta merrte vetë përgjegjësinë për mbylljen e qeverisë, Ai u tha udhëheqësve republikanë të enjten se nuk do ta nënshkruante një ligj të miratuar nga Senati nëse nuk përfshin financimin e murit.
Mbyllja e pjesshme e administratës ndodh për here të tretë brenda këtij viti, si pasojë qindra e mijëra punonjës federalë do të duhet të punojnë pa pagesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME