Categories Bota

SHBA-ja inauguron Forcat e Hapësirës, mbrojtje nga kër.cën.imet aliene

SHBA-ja ka krijuar një forcë të re ushtarake. Fusha e saj e betejës do të jetë hapësira ndërplanetare dhe do të quhet Forca Amerikane e Hapësirës. Duke u treguar vizionar, presidenti Trump ka paraparë të ardhmen dhe kërcënimet që mund të rrjedhin prej saj. Dje Trump ka miratuar zyrtarisht financimin e kësaj force të re ushtarake, e cila do të përqendrohet në hapësirë. Shërbimi i ri ushtarak, i pari i këtij lloji në më shumë se 70 vjet, është nën komandën e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Në një bazë ushtarake afër Uashingtonit, presidenti Trump tha se hapësira është fushëbeteja më e re botërore e luftës. “Në kohën e kërcënimeve të mëdha ndaj sigurisë tonë kombëtare, mbizotërimi amerikan në hapësirë është absolutisht jetik”, tha ai. “Ne jemi duke udhëhequr, por nuk jemi duke udhëhequr mjaftueshëm. Megjithatë, ne së shpejti do të udhëheqim bindshëm”, shtoi presidenti amerikan. Ndarja e mjeteve financiare për këtë forcë u konfirmua të premten, kur kreu i Shtëpisë së Bardhë e nënshkroi buxhetin vjetor të ushtrisë amerikane, i cili për vitin e ardhshëm do të jetë 738 miliardë dollarë. Për vitin e parë, për Forcat e Hapësirës do të ndahen vetëm 40 milionë dollarë. Detyrë e kësaj force do të jetë mbrojtja e qindra satelitëve amerikanë, të cilët shërbejnë për komunikim dhe mbikëqyrje, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME