Categories Lajme

Fshiheshin në Shqipëri, ka.pet çifti nga Franca

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas francezë, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Si rezultat i operacionit u arrestua në Tiranë shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe ndërsa shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, u arrestua në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës. Dy shtetasit kërkohen nga shteti francez për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Start”.

Operacioni nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim.

Operacioni në koordinim nga Interpol Tirana.

Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze. Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start”. Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez. Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME