Categories Sport

Humbja me Romën, një tjetër trajner i shkarkuar në Serinë A

Seria A duket shumë e çuditshme këtë sezon me shkarkime të shumta trajnerësh pas rezultateve negative. Së fundmi e ka pësuar Viçenzo Montela i cili nuk do të jetë më në drejtimin e Fiorentinës, për shkak të ecurisë së dobët që skuadra violë ka këtë sezon duke pësuar humbje të shumta dhe mungesë të theksuar rezultatesh.

Lajmi u bë i ditur nga klubi nga Firence që njofton se Montela është shkarkuar nga detyra dhe ditët në vijim do të emërohet edhe trajneri i ri që do të zërë vendin e Montelës. Humbja e fundit në kampionat 1-3 kundër Romës, ka rezultuar fatale për ish-trajnerin e Milanit.

“Fiorentina njofton se ka shkarkuar trajnerin Montela. Vendimi i klubit erdhi pas një analize të gjatë dhe të kujdesshme të performancës së skuadrës dhe rezultateve. Klubi violë njofton se ditët në vijim do të emërohet trajneri i ri”, shkruhej mes të tjerave në njoftimin për shkarkimin e trajnerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME