Categories Lajme

SHBA: Kemi një lajm të keq për zyrtarët e korruptuar, të gjithë para drejtësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund zbatimin e reformës së re në drejtësi dhe vendosjen e të korruptuarve para ligjit. Zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.

“...jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni.

Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju” deklaroi ai gjatë një aktiviteti të USAID-it në Tiranë.

Por zyrtari i lartë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kishte edhe një këshillë për qeverinë shqiptare. “Donatorët nuk do të dhurojnë përgjithmonë. Sfida e Qeverisë së Shqipërisë do të jetë mobilizimi gjithnjë e më i madh i burimeve të saj kombëtare për të përparuar këto synime të rëndësishme zhvillimi.

Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë e Shqipërisë për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni në një të ardhme më të ndritshme për Shqipërinë. Kështu bëjmë ne, dhe ne do të vazhdojmë të jemi partneri juaj ndërsa realizoni atë qëllim” përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME