Categories Lajme

SHBA shpalli “non grata” Berishën, Soreca: Vendim i qeverisë amerikane e respektojmë plotësisht”

Ambasadori i BE-së Lugi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall i padëshirueshëm. Megjithatë ai deklaroi nga Korça se “është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht”.

“Ne dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët në këto momente kaq të rëndësishme për Shqipërinë për ta çuar vendin drejt BE-së. Nuk kam asnjë koment për këtë. Ky është një vendimi i marrë nga qeveria e SHBA dhe nuk kam koment për këtë vendim.

Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur.

Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do tw jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do tw bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët. Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave.

Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, tha Soreca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME