Categories Covid-19

SHBA-të, Gjermania dhe Britania mund të fillojnë vaksinimet që nga dhjetori

Ndërsa udhëheqësit e G20 u zotuan të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të vaksinave, ilaçeve dhe testeve për COVID-19 në mënyrë që vendet e varfra të mos mbeten jashtë, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania secila njoftoi planet për të filluar vaksinimet në vendet e tyre në dhjetor, ndërsa Spanja tha se do të fillonte administrimin e vaksinës për qytetarët e saj në janar të vitit të ardhshëm. Kështu shkruan mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit, Britania mund të japë miratimin rregullator të vaksinës së Pfizer-BioNTech ndoshta këtë javë, madje edhe para se SHBA ta autorizojnë atë, shkruan tg.

Pfizer dhe BioNTech mund të sigurojnë autorizimin urgjent të SHBA-së dhe Evropës për vaksinën e tyre ndaj COVID-19 muajin tjetër pasi rezultatet përfundimtare të provës treguan një sukses 95% dhe pa efekte anësore serioze. Ndërkohë, Moderna javën e kaluar lëshoi të dhëna paraprake për vaksinën e saj që tregon efektivitetin 94.5%.
Dhe rezultatet më të mira se sa pritej nga dy vaksinat, të dyja të zhvilluara me teknologjinë e re, kanë rritur shpresat për një lehtësim të një pandemie që ka vrarë më shumë se 1.3 milion njerëz.

Në SHBA, kreu i programit të vaksinave të SHBA-së, Moncef Slaoui, tha se amerikanët e parë mund ta marrin atë deri më 11 dhjetor.
Duke cituar burime qeveritare, mediumi britanik The Telegraph gjithashtu tha se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar tha që ishte gati ta administronte atë deri më 1 dhjetor.

Gjermania mund të fillojë gjithashtu administrimin e vaksinave ndaj COVID-19 që në muajin tjetër, u citua të thoshte të dielën ministri i shëndetësisë, Jens Spahn. Ai tha se Spanja dhe Gjermania ishin vendet e para të Bashkimit Evropian që kishin një plan të plotë vaksinimi.
“Ka arsye të jemi optimistë se do të ketë miratim për një vaksinë në Evropë këtë vit”, tha Spahn në një intervistë me RedaktionsNetzwerk Deutschland. “Dhe atëherë ne mund të fillojmë menjëherë”.

Spahn tha se ai kishte kërkuar nga shtetet federale të Gjermanisë që qendrat e tyre të vaksinimit të ishin gati deri në mes të dhjetorit dhe se kjo po shkonte mirë. Gjermania ka siguruar më shumë se 300 milionë doza vaksinash përmes Komisionit Evropian, kontratave dypalëshe dhe opsioneve tjera, tha Spahn, duke shtuar se kjo ishte më se e mjaftueshme dhe madje la hapësirë për të ndarë doza me vendet e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME