Categories Lajme

SHBA, uragani Dorian shndërrohet në stuhinë më të fortë të të gjithë kohërave (VIDEO)

Uragani Dorian është shndërruar në stuhinë më të fortë të të gjithë kohrave.

Ndërsa prej orësh po godet dhe shkatërron Bahamas me erëra që arrijnë shpejtësinë 225 km/orë, më shumë se 1.5 milion banorë janë evakuuar.

Erërat e tërbuara të uraganit kanë shkatërruar shumë shtëpi, kanë përmbysur mjaftë makina dhe kanë rrëzuar kilometra linja të energjisë elektrike.

Në veri të arkipelagut, zyrtarët lokal kanë ofruar varka për të transferuar njerëzit në stere.

Në shumë shtete, si në Xhorxhia dhe Karolina e Jugut, qindra mijëra njerëz janë duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët thonë se stuhia, pavarësisht se do të ndërrojë drejtim, është ende ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’ dhe madje në vazhdim, mund të shoqërohet edhe me shirra të rrëmbyeshëm.

Mediat lokale në Bahamas raportojnë se një djalë shtatë vjeçar është mbytur dhe motra e tij është zhdukur, pasi Uragani goditi Abaco dhe Grand Bahama Island.

Uragani Dorian u intensifikua në një stuhi të Kategorisë 5 ditën e diel në mëngjes me erëra me shpejtësi rekord, 200km/orë.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili anuloj një vizitë zyrtare në Poloni, po mban kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet lokale dhe po ndjek zhvillimet nga Camp David. Ai i ka paralajmëruar banorët të jenë të vetëdijshëm pasi Dorian ‘mund të jetë shkatërrues’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME