Categories Bota, Lajme

SHBA/ Uragani Sally shkakton kaos

Më shumë se gjysmë milion amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë tropikale “Selli” që ka goditur brigjet e SHBA-së. Përmbytje të mëdha u shkaktuan në shtetet e Floridës dhe Alabamës, ku erërat me shpejtësi mbi 165 kilometra në orë dhe shirat e dendur nxorën lumenjtë nga shtrati.

Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda pak orëve ceku totalin e 4 muajve marrë së bashku. Të paktën një person mbeti i vrarë të mërkurën dhe qindra të tjerë arritën të evakuohen. Qendra amerikane e uraganeve njoftoi se me zbutjen e stuhisë, priten reshje të reja që do arrijnë deri  45 centimetra lartësi në disa nga shtetet juglindore të SHBA-së.

Në qytetin bregdetar të San-Ljuisit në Misisipi, banorët punuan me shpejtësi për të mbrojtur shtëpitë dhe anijet e ankoruara nga ujërat e rrëmbyer dhe stuhia.

“Na kanë lajmëruar se në gjirin tonë do ketë dallgë midis 2 dhe 3 metra të larta, ndaj po sigurohemi që të lidhim mjetet për të mos na i marrë uji me vete. Unë kam kaluar më parë edhe stuhinë Katrina, Kamilën, ndaj mua vetë këto rrethana nuk më habisin.” “Kemi marrë masat tona prej stuhisë por nëse do na thonë të largohemi, patjetër që do ikim. Jam e shqetësuar për familjen.”

Megjithëse stuhia “Selli” nuk ka shënuar fuqinë shkatërruese të uraganit më vdekjeprurës “Laura” që goditi vendin muajin e kaluar, sërish la pasoja në infrastrukturën vendëse, me pemë të rrëzuara, anije të përplasura në portet detare dhe makina të përmbysura nga erërat e forta. Përveç “Sellit” që tani po lëviz me ngadalë nëpër territor, katër ciklone të tjera tropikale po vërtiten rreth Oqeanit Atlanik në pritje për t’u futur drejt shteteve të reja amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME