Categories Teknologji

Shefi ekzekutiv kërkon shpërbërjen e Facebook: Është cigaria e re për shoqërinë tonë

Sipas kreut të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë  në botë, Facebook ka shkaktuar një “krizë besimi” dhe për këtë gjë duhet të shpërbëhet. Marc Benioff e konsideroi atë si cigaren e re për shoqërinë tonë dhe prandaj gjigandi i teknologjisë duhet urgjentisht të rregullohet.

Benioff, i cili zotëron revistën “Time”, përmendi kritikat që kanë shoqëruar Facebook vitet e fundit, por edhe ndikimet negative të saj tek përdoruesit, për shkak se sipas tij, ai lejon që dezinformimi të përhapet në internet në një shkallë tepër të lartë.

Për CNN ai u shpreh: Unë pres një rikonceptim themelor të asaj që është roli i Facebook në botë. Ne mund ta shohim tani facebook si cigaret e reja për shoqërinë tonë. Ata nuk sigurojnë të vërtetën përmes reklamimeve. Kjo është arsyeja pse ne jemi në një krizë të vërtetë besimi. Kjo nuk është hera e parë që Marc Benioff bën thirrje që Facebook të shpërbëhet sepse edhe më herët, ai është shprehur se ky rrjet social nuk është i mirë dhe është si një virus që ju është vënë nga pas fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME