Categories Lifestyle

Si ta mbani të pastër ajrin në shtëpitë tuaja

Shëndeti shpesh fillon nga shtëpia, ndaj këtu do të mësoni si ta pastroni cilësinë e ajrit, duke shmangur kështu alergjitë dhe problemet me frymëmarrjen. Përdorni produkte pastrimi me sa më pak kimikate Kurseni para, mund dhe kohë duke përdorur alternativa natyrale pastrimi. Lëngjet spërkatëse kimike e mbushin ajrin me toksina të dëmshme.

Disinfektoni shtëpinë me uthull të bardhë, limon ose sodë buke. Përdorni lëkurat e agrumeve dhe erëzat për të freskuar ajrin.

Shtëpia ka nevojë për ajër

Mos e ktheni shtëpinë në një kosh sendesh shpesh të panevojshme. Shtëpia duhet të jetë e dekoruar thjeshtë dhe nuk duhet të jetë e tejngopur me orendi. Hiqni lodrat e pellushit, qilimat ose tapiceritë. Nëse nuk hiqni dot dorë prej tyre lajini rregullisht. Nëse mbani kafshë shtëpiake, jini të vëmendshëm ndaj higjenës së tyre.

Ventilimi është thelbësor

Ajri duhet të qarkullojë në çdo cep të shtëpisë. Hapini dyert dhe dritaret për të paktën 20-30 minuta në ditë në një orë të caktuar kur ka më pak lëvizje dhe ndotje jashtë. Bëjeni këtë çdo ditë që të ruani freskinë e ajrit.

Kujdes me lagështinë

Lagështia në mure apo tavan nuk shkakton vetëm aroma të këqija. Ajo është shkaktare e drejtpërdrejtë e problemeve me lëkurën dhe frymëmarrjen. Ajroseni shtëpinë dhe përdorni uthullën dhe limonin për të mbajtur mykun nën kontroll.

Mos pini duhan brenda në shtëpi

Duhanpirja në shtëpi është një nga veset më të këqija. Tymi i duhanit është plot me toksina që ndikojnë në shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Bimët nuk duhet të mungojnë

Përzgjidhni bimë që pastrojnë ajrin në mënyrë natyrale dhe që rikthejnë harmoninë e shtëpisë. Merrni bambunë, fierin, orkidetë, zambakun, gerberën  e të tjerë. Këto rekomandime duhet t’i ndiqni për të pasur një shtëpi të ajrosur e të shëndetshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME