Categories Lajme

Shehu: Shteti t’u rimbursojë barnat të sëmurëve me korona në banesa!

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë ka vërejtur sot se shteti duhet të paguajë së paku barnat dhe ekzaminimet që bëjnë të sëmurët me COVID në shtëpitë e tyre. Dihet tashmë se mijëra të prekur kurohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekëve të familjeve dhe janë të detyruar t’i blejnë medikamentet që u duhen. Por, Shehu gjykon se shteti duhet t’i rimbursojë ata 100%.

POSTIMI: “Krīminale t’u kërkohet shqiptarëve të paguajnë mjekimin ambulator Covid. Shteti ta rimbursojë 100%! Pjesa dërrmuese e pacientëve me COVID është lënë të mjekohet ambulatorisht, pa bërë as tamponin, duke i futur kështu artificialisht në grupin “dyshim Covid”.

Teorikisht këta, por dhe ata të konfirmuar që nuk hospitalizohen, duhet t’i ndjekë mjeku i familjes, gjë e komunikuar më së fundi, por realisht e mbetur në 3D. Kjo, sepse mjeku i familjes, mbasi u la për disa muaj i paralizuar, vazhdon të jetë krejt i pambrojtur me mjetet e domosdoshme si dhe pa mjetet e nevojshme për të kryer funksionin e tij shumë të rëndësishëm, duke u kthyer në një Call Center e në dhënës recetash me “korrespondencë”.

Por e keqja nuk paska fund, të gjithë këta pacientë duhet të paguajnë vet mjekimin e ekzaminimet, gjë që është e pamundur për shumicën e popullsisë, për vet koston shumë të lartë që ka me antibiotikë, antiagregues ose antikoagulantë që jane heparina me peshë të ulët molekulare ose Xarelto; kortizon; antipiretike, anti emetike, vitamina, medikamente të tjera të veçanta sipas rastit.

Për të mos përmendur këtu nevojën për të kryer tamponin, ekzaminimet serologjike, ekzaminimet e tjera të domosdoshme laboratorike, imazherike etj, që janë të detyruara në shumicën dërrmuese t’i realizojnë në struktura jopublike kundrejt pagesave të larta. Më tej, këta pacientë kanë nevojë për lëngje, kalori, proteina etj. Vetem një qeveri e papërgjegjshme si kjo e jona që në kushtet e një epidemie të tillë mund të lërë jashtë rimbursimit këta pacientë se paku për medikamentet dhe ekzaminimet, pa u shqetësuar për mundësitë e fatin e tyre.Urgjentisht të aplikohen normativat e domosdoshme për këtë mjekim jetik!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME