Categories Lajme

Turqia i bën thirrje Greqisë, akuza edhe BE-së: Po rri si spektator

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, ka ftuar Greqinë që t‘i japë fund politikës së saj për shkeljen me arsye të ndryshme të të drejtave të arsimit ndaj fëmijëve anëtarë të pakicave, që janë të papajtueshme me ligjet e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe që të rihapë sërish shkollat që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj pyetjes rreth politikës së Greqisë e cila mbyll sistematikisht shkollat fillore që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore. Greqia në 25 vitet e fundit nëpërmjet “pezullimit të përkohshëm” mbyll sistematikisht pa u këshilluar me pakicën aktivitetet e shkollave fillore që i përkasin pakicës turke të Trakias Perëndimore me arsye të masave të kursimit dhe numrin e pamjaftueshëm të nxënësve, theksoi Aksoy duke njoftuar se shembullin e fundit të kësaj e përbën mbyllja edhe e 8 shkollave fillore të pakicës.

“Kjo praktikë e Greqisë është një pjesë e politikës asimiluese dhe e presionit që vazhdohet prej dhjetëra vitesh kundër pakicës turke në Trakian Perëndimore. Ndërkohë që edhe Bashkimi Evropian (BE) qëndron spektator në shkeljen në mënyrë sistematike të të drejtave të njeriut në një vend anëtar.

Ftojmë Greqinë që t‘i japë fund politikës së saj për shkeljen me arsye të ndryshme të të drejtave të arsimit ndaj fëmijëve anëtarë të pakicave e cila është e papajtueshme me ligjet e Traktatit të Paqes së Lozanës dhe që të rihapë sërish shkollat në fjalë”, ka deklaruar Aksoy i cili ka vënë në dukje se me këtë vendim numri i shkollave fillore të pakicës turke i cili ishte 231 para 25 viteve tashmë është ulur në 115.

Pasi ka vënë në dukje se mbështesin deklaratat e bëra për këtë çështje nga institucionet dhe organizatat e pakicës turke në Trakian Perëndimore, Aksoy nënvizoi se çështjen e kanë sjellë në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të të drejtave të njeriut. “Përpjekjet tona në prani të autoriteteve greke për të zgjidhur problemet arsimore të pakicës turke të Trakias Perëndimore do të vazhdojnë me vendosmëri mbi bazën e reciprocitetit të vendosur nga Traktati i Paqes së Lozanës”, ka vlerësuar ndër të tjera Aksoy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME