Categories Lajme

Shembja e skelës që la pas dy vik tima/ U lirua me 2 shtator, arr estohet për së dyti pronari Petrit Syla

Vdekja e dy punëtorëve të skela Syla, Orjon Kodra dhe Ergys Brahimaj më 16 gusht teksa ishin duke punuar në një pallat në rrugën Faik Konica, ka çuar në pranga pronarin e Skelave Syla, Petrit Sylën.

Report Tv mëson se ky është arrestimi i dytë në më pak se një javë për Petrit Sylën pasi më 2 shtator ai është vënë në pranga për të njëjtën ngjarje nga policia por prokuroria e ka liruar.

Ndërsa të premten në mesditë prokuroria ka nxjerrë një tjetër urdhër ndalimi për të dhe policia ka mundur të prangos Petrit Sylën mëngjesin e kësaj të diele teksa ai kthehej nga një ceremoni familjare nga Lezha.

Petrit Syla nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit ndërsa pritet që prokuroria të vendos nëse ndaj tij do të kërkoj apo jo një masë sigurimi në gjykatë. Petrit Syla është administratori i skelave në të cilën gjetën vdekjen Orjon Kodra e Ergys Brahimaj ndërsa 4 punëtorë të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje më herët u arrestua edhe Ilir Bendo drejtori i firmës Syla ndaj të cili është lënë masa e sigurisë arrest me burg ndërsa Xhimi Tarushi fitoi lirinë.

Tarushi ishte personi që kish fituar tenderin për rikonstruksionin e fasadës së pallatit ku banon zv.kryeministri Erion Braçe, pallat në të cilin ndodhi dhe ngjarja e dy punëtorët humbën jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME