Categories Lajme

Vlorë, Në Transballkanike dhe pse u vendosën pengesat e uljes së shpejtësisë përsëri aksidente (Foto/Video)

Rruga transballkanike dhe pse u vendosen pengesat e uljes se shpejtësisë perseri aksidente. Një tjetër aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në rrugën Transallkanike të qytetiti të Vlorës. Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda 24 orëve në këtë rrugë, duke e kthyer Transballkaniken në rrugën e vdekjes, ndikuar edhe nga numri i madh i aksidenteve të ndodhura në të. Tre automjete u përfshin në aksidentin e ndodhur rreth orës 11:50 minuta të mesditës së sotmë. Një automjet i llojit Audi, një tjetër i llojit Pezho si edhe një Ford Fokus, u përfshinë në këtë aksident duke pësuar të treja dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ky aksident u lënduan 4 persona mes të cilëve dy femra, të katërt personat kanë marrë dëntime të lehta në trup, kryesisht në gjymtyre, duke u trasportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën, për një ekzaminim më të hollësishëm mjekësor. Fajtori i aksidentit sipas grupit hetimor ka qënë drejtuesi i automjetit të tipit audi, i cili në momentin e përplasjes ka qënë me shpejtësi tej normave të lejuara, duke mos vënë re në kohë që dy makinat përpara tij po frenonin për të kaluar kufizuesin e shpejtësisë.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur policia e Vlorës e cila ka shoqëruar për në komisariatin e Vlorës drejtuesin e automjetit Audi, si edhe djalin e tij që drejtonte makinën Pezho që po ashtu u përfshi në këtë aksident. Grupi hetimor po heton më tepër rreth kësaj ngjarjeje. Vlen të theksohet se në orën 22:10 minuta të mbrëmjes të së shtunës, në rrugën Transballkanike, pikërisht në të njëjtin vend ndodhi një tjetër aksident, ku një automjet i tipit BMW përplasi një motor duke e rrëzuar atë përtokë.

Motori në pak sekonda shpërtheu në flak duke terrorizuar kalimtarët e rastit si edhe dëshmimtarët që e panë këtë ngjarje. Fatmirësisht ky aksident nuk shënoi viktima, drejtuesi i motorit u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për një kontroll mjeksor më të specializuar. Transballkanikja në Vlorë është kthyer tashmë në një rrugë problematike, ndikuar kjo edhe nga numri i aksidenteve të cilat ndodhi në të, aksidente këto që cdo ditë rrezikojnë jetë njerëzish edhe shpesh herë persona të përfshirë në to humbasin edhe jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME