Categories Lajme

Shembja/ E vërteta e moslegalizimit të lokalit të Mihal Kokëdhimës

Mihal Kokëdhima personazhi që u bë publik pas incidentit me turistët spanjollë ka zhvilluar biznesin e tij i pashqetësuar prej 15 vitesh. I ngritur pa një leje ndërtimi vetë pronari i tij Kokëdhima ka vijuar i pashqetësuar punën e tij dhe pse më herët Prokuroria ka kërkuar burg për ndërtim pa leje. Burime për Report Tv., deklarojnë se një gjë e tillë nuk është bërë si shkak i dosjeve dhe kërkesave të mbartura ndër vite. Vetë Kokëdhima në vitin 2015 ka bërë një vetdeklarim pranë Aluiznit duke kërkuar legalizimin e objektit. Që nga ky moment objekti në fjalë ka pritur proçedurat për të legalizuar lokalin në fjalë. Incidenti i ndodhur, bëri që në institucionin e Aluiznit të vinte një kërkesë nga IKMT ku kërkohej skualifikimin e objektit në fjalë. Pas kësaj kërkese Aluizni në bazë të ligjit ka proçeduar duke e skualifikuar objektin nga proçesi i legalizimit, pasi ai nuk plotësonet kriteret për legalizim sepse ishte ndërtim mbi tokë shtetërore buzë detit që cilësohen si zona të vecanta strategjike ku nuk lejohet asnjë lloj legalizimi.

Resorti i Mihal Kokëdhimës u shemb ditën e mërkurë nga IKMT pasi ishte pa leje, si dhe shfrytëzonte bregun e detit duke vendosur shezlongë dhe kishte kthyer ndërtesën në hotel duke zhvatur pushuesit. Ndërsa vetë Kokëdhima është në burg për shkak se sulmoi një familje turistësh spanjollë që kishin ardhur për t,u ushqyer në restorantin e tij. Në videon që Report Tv siguroi ekskluzivisht shfaqej Mihal Kokëdhima mbi kofanon e makinës që po lëviznin turistët spanjollë, teksa godistë xhamin me grushte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME