Categories Lajme

Pajisjet fiskale/ Vijon konsultimi publik për ‘Fiskalizimin’, dje me sektorin IT

Ministria e Financës dhe Ekonomisë zhvilloi dje takimin e radhës të drejtpërdrejtë me palët e interesit për konsultimin  e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”.

Zëvendësministri i Financës dhe Ekonomisë Elton Haxhi, gjatë takimit ku morën pjesë përfaqësues të sektorit të Teknologjisë së Informacionit, bëri një prezantim të përgjithshëm të ndryshimeve që do të sjellë ky projektligj, me qëllim modernizimin e sistemit fiskal. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe drejtuesja e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

 

Gjatë fjalës së tij, Haxhi vlerësoi të rëndësishëm kontributin që po jep ky grup interesi në lidhje me këtë proces, pasi do të sjellë një përmirësim cilësor në aspektin e teknologjisë së informacionit.

“Projektligji i paraqitur për konsultim konsiston në një ndryshim thelbësor në lidhje me sistemin e faturimit dhe teknologjinë, duke bërë të mundur transmetimin e të dhënave nga tatimpaguesit në Administratën Tatimore në kohë reale. Nga 1 janari 2020 do të fillojë sistemi i ri i monitorimit të faturimit “biznes – konsumator”, ose transaksionet me para në dorë. Në janar të vitit 2021 parashikohet që të transmetohen në mënyrë elektronike në kohë reale edhe faturat midis bizneseve dhe më pas do të kemi një transmetim të tillë edhe për transaksionet midis bizneseve dhe qeverisë, organeve shtetërore. Ky takim ka për qëllim më tepër adresimin e çështjeve që do t’i vijnë në ndihmë biznesit me zgjidhje softuerike që do të shërbejnë për transmetimin e të dhënave nga pajisjet fiskale, softuerët fiskalë, në sistemin qendror të monitorimit”, tha ai.

Përfaqësuesit e shoqatave të sektorit të IT-së adresuan çështjet kryesore të vlerësuara nga ana e tyre si të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të përmirësimit të kuadrit bazë ligjor. Ata vlerësuan këtë nismë të qeverisë, e cila pritet të modernizojë sistemin fiskal shqiptar.

Ditën e sotme, po për këtë qëllim, do të zhvillohet takimi i Këshillit Tatimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME