Categories Lajme

Stop Informaliteti/ Qytetarët denoncojnë 411 shkelje, bllokohen karburante, lokale, e hotele

Aksioni anti-informalitet po vijon me ‘dorë të hekurt’ kundër të gjithë atyre bizneseve që bëjnë shkelje dhe që kryejnë evazion fiskal. Së fundmi falë bashkëpunimit me qytetarët nëpërmjet aplikacionit ‘Stop Informaliteti’ në vetëm 48 orë nga lançimi, ka patur 411 denoncime. Nga këto denoncime të qytetarëve janë bllokuar pika karburanti, banesa që lëshonin dhomat me qira për pushuesit, lokale, e hotele. Ka qënë kryeministri Rama i cili ka shpërndarë  fotot e subjekteve  të bllokuara me shiritin tatimor, si dhe subjektet e tjera që janë denoncuar nga qytetarët.

Denoncimet kanë qenë nga më të ndryshme duke filluar, nga pika e karburanteve, hotele, markete, pastiçeri, servise celularësh, linjë autobusësh. Këto bllokime vijnë në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin tonë, duke nisur nga cilësia e karburanteve e deri tek zaptuesit e bregdetit. Nga ky aksion janë bllokuar qindra biznese që kryenin evazion fiskal, janë bllokuar pika karburantesh nga më të mëdhatë në vend si dhe restorante që nuk lëshonin kuponin tatimor.

Me anë të një statusi të bërë publik kryeministri Rama bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në aplikacionin e lançuar  çdo shkelje.

Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411 Faleminderit të gjithëve për kontributin e çmuar. 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin STOP INFORMALITETIT në smartfonin e tyre. Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…. Shkarkoje edhe ti dhe bëj pjesën tënde të vogël për të mirën e madhe të vendit e të shoqërisë, duke denoncuar çdo abuzues që të del përpara. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua personale 100% i garantuar” shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME