Categories Sport

Shembull nga Anglia, lojtari më pak i paguar refuzon 30 % të pagës

Në Angli nuk ka ende një vendim në lidhje me ndërprerjen apo jo të pagave të futbollistëve, pasi ideja e hedhur nga Premier League, nuk është mirëpritur nga Shoqata e Futbollistëve dhe gjithçka ka mbetur pezull. Megjithatë lojtari më pak i paguar i kampionatit anglez, mesfushori 20-vjeçar i Newcastle, Matthew Longstaff ka provuar të japë shembullin e tij pozitiv për këtë rast, duke vendosur të heqë dorë nga 30% e pagës së tij.

Futbollisti që debutoi me një gol spektakolar ndaj Manchester United, paguhet vetëm 3900 euro në muaj, por kjo nuk e ndali aspak të heqë dorë nga një shifër prej afërsisht 12 mijë eurosh nga paga e tij vjetore, për të kontribuuar për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME