Categories Lajme

Shërbeu për 40 vite, ky është infermieri që humbi kundër covid-19

Infermieri që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19, është Pëllumb Maletaj, 63-vjeç me origjinë nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se ai ushtronte detyrën e infermierit në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, njoftoi MSH.

Burime bëjnë me dije se Maletaj nuk rezulton të jetë infektuar gjatë ushtrimit të detyrës pasi në pavijonin ku ai shërbente nuk ka pasur pacientë apo kolegë të prekur nga Covid-19. Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar edhe miqtë të tij në rrjetet sociale të cilët vlerësojnë kontributin e tij 40-vjeçar në shërbim të pacientëve.

“Pellumb MALETAJ! Lamtumirë! Ike nga kjo bote perpara kohe,per 40 vjet punove ne sherbim te njerzve me profesionin tend si infermjer. Shume njerzve ( veçanarisht tropojanve me banim ne Laprake ) ju dhe ndihmen mjeksore, duke i shpetuar nga kthetrat e vdekjes,e si hakmarrje vdekja u tregua e pameshirshme, mizore dhe ne keto momente,u hakmor ndaj teje. Pellumb Maletaj! I lehte te qofte dheu permbi varr. Familjar,te aferm,miq, shoke te Pellumb Maletaj! Zoti ju lashte shnosh per ndarjen nga jeta para kohe te tij”, shkruan miku i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME