Categories Politike

Grida Duma: Shqipëria 3D e Ramës, ja si gënjeu për ndërtimin e Spitalit të Laçit

Ish-deputetja e PD Grida Duma me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar një video, ku shprehet se Edi Rama gënjen shqiptarët në mënyrë publike.

Duma thotë se Shqipëria e Edi Ramës është vetëm 3D, pasi realiteti është dramatik. Ajo thekson se, Edi Rama kishte thënë në dhjetor 2019 se në fillim të 2020, Spitali i Laçit do të ishte gati, mirëpo sot aty ka vetëm gërmadha. Postimi i ish-deputetes së PD-së Grida Duma:

Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës. Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës, më 14 dhjetor i’u premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.

Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër. Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit.Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME