Categories Kuriozitete

Sherlock, qeni albin me syze dielli (Video)

‘Sherlock Schnauzer’ është një qenush i bardhë i cili vuan nga një formë e rrallë e albinizmit për qen që do të thotë se ai nuk mund të qëndrojë në diellin Australian për periudha të zgjatura kohe ose do të digjet keq prej tij. Po ashtu, Melbourne po rrezikon të zhvillojë një kancer fatal të lëkurës, kështu që ai duhet të lyhet me një krem të posaçëm dielli për qen dhe njëkohësisht edhe duhet të mbajë syze dielli. Gjendja e rrallë gjenetike i shkakton mungesë të melaninës në lëkurë, që do të thoshte që Sherlock lindi me lesh të pastër të bardhë dhe me sy blu elektrikë, pavarësisht se nëna e tij ishte një qen i zakonshëm i zi.

Sherlock, kur ishte 10 muajsh ishte braktisur nga pronarët e tij të mëparshëm dhe u mor në përkujdesje të përkohshme nga Netta McKay, e cila është edhe një admiruese e kafshëve pasi edhe ka mbajtur të tilla në shtëpi prej 10 vitesh. Ajo mendoi të mbante Sherlock vetëm për pak kohë por përfundoi duke e adoptuar përgjithmonë pasi u afeksionua shume me të.

Netta tregon se ky qen ka një personalitet të vetin vërtet të veçantë dhe ajo u lidh pas tij pikërisht për këtë arsye. Qeni albin nuk mund të lihet vetëm për asnjë moment pasi mund të rrezikojë keq jetën nëse digjet në diell për shkak edhe të lëkurës së tij shumë delikate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME