Categories Lajme

Sherr mes dy të rinjve, arrestohet 26-vjeçari

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mes dy të rinjve në Bulqizë, ku për pasojë është arrestuar 26-vjeçari E.A.

Dyshohet se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i riu ka kundërshtuar dhe forcat e policisë gjatë momenti që kjo e fundit ka tentuar të ‘ulë’ gjakrat.

I riu akuzohet për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë vihet në pranga  26-vjeçari. Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 26- vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë,  po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultuar se:

Shtetasi E.A, 26 vjeç,   banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V.,  35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë . Në përfundim të  veprimeve të kryera nga  Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë,  shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .

Sqarojmë se pamjet e bëra publike dje në disa media dhe rrjete sociale, i përkisnin këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME