Categories Lajme

Sherr mes shqiptarëve në Itali, tre të plagosur

Një debat që përfshiu tre shqiptarë dhe një italian në Bibione, Venecia, u përshkallëzua deri në plagosjen me armë të dy prej shqiptarëve dhe italianit.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter në spitalin e Mestres, ndërsa dy të tjerët në Portogruaro dhe Udine. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 7 të mëngjesit në banesat popullore në Bibione.

Dy persona ndërhynë vetëm për të ndarë dy bashkëkombës që po grindeshin. Gjatë grindjes u shfaq një pistoletë dhe nisën të shtënat. I plagosur rëndë mbeti një shqiptar 35-vjeçar, banues me familjen në San Michele al Tagliamento. Në gjendje serioze, por jo të rëndë është italiani, 60 vjeç, nga Latisana.

Gjithçka nisi nga njëri prej protagonistëve, një shqiptar 55-vjeçar që jeton në Bevazzana, i cili, i armatosur me pistoletë, trokiti në derën e një shqiptari tjetër që banon në një apartament në banesat popullore në via della Vega. Sipas dëshmive, dy të punësuarit si kopshtarë nga një agjenci në Bibione, kishin probleme për arsye parash. 55-vjeçari u arratis pas ngjarjes dhe nuk është kapur, ndërkohë që furgoni i tij u gjet në Marinella.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME