Categories Lajme

Shfrytêzìmi për prôstìtucion, trondit shoqja e 13 vjeçares nga Saranda: Na detyronin të kryenim marrëdhënie me pleq

Përveç vajzës 13-vjeçare në Sarandë, e cila shfr ytëzohej për pros titucion nga kryeinspektori i kufirit dhe tutori i saj, një tjetër vajzë e mitur kishte të njëjtin fat.

Kjo është bërë e ditur nga mësuesit e shkollës 9-vjeçare, të cilët kanë treguar për Fiks Fare se rasti i 13-vjeçares nuk është i vetëm.

Ndërkohë familjarët e 13-vjeçares tregojnë se vajzën e mitur në këtë rrugë e kishte futur një vajzë tjetër nga i njëjti fshat me iniciale E.I një vit më e madhe se vajza e tyre.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga banorët e fshatit, të cilët kanë treguar se të dyja vajzat e mitura shkonin kudo bashkë dhe nga fshati largoheshin po bashkë.

Emisioni Fiks Fare indetifikoi edhe vajzën tjetër 14 vjeçare . Gazetarët shkojnë në familjen e saj. Takojnë vetë 14 vjeçaren dhe prindërit e saj.

Vajza rrëfen se bashkë me shoqen e saj 13 vjeçe shkonin tek lokali. Atje i çonte ai që u arrestua, tutori. Gjithashtu ai ju kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale me pleq kundrejt shumave 50 euro ose 100 euro.

Vajza 14 vjeçare nuk pranon se e ka bërë këtë gjë, por thotë se ajo fshinte pluhurat e lokalit që qëndronte mbyllur dhe nuk e dinte pse ju jepnin aq shumë para!

Rasti i 13 vjeçares L.H është denocuar më herët. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur 2 herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se vajza shfrytëzohej për prostitucion dhe e mitura nuk mbahej nga këto qendra, por kthehej sërish në shkollë. Ajo jetonte dhe vetëm në shtëpi me qira në Sarandë.

Institucionet ia hidhnin fajin njëra tjetrës dhe askush nuk mbante përgjegjësi, por e lanë 13 vjeçaren në rrugë dukë u shfrytëzuar seksualisht. U desh arrestimi nga SHÇKB- ja të kryeinspektorit të kufirit dhe tutorit të së miturës që institucionet ta dërgonin menjëherë në qendër rehabilitimi.

Ndërkohë shërbimi social ka pohuar se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj në qendër rehabilitimi, pasi shkelnin ligjin dhe se për të bindur 13 vjeçaren duhet të punojnë njësitë e mbrojtjes së fëmijëve. Pra të gjitha këto institucione nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për të kryer prostitucion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME