Categories Lajme

Shfuqizohet Bordi i Transparencës për karburantet

Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve, i krijuar në marsin e vitit të kaluar, është shfuqizuar këtë të mërkurë, me vendim të qeverisë.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, njoftoi se përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.

“Me fillimin e krizës ngritëm një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese  që e la në fuqi, ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, tha Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u krijua në mars të vitit 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë, që shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimit të naftës. Çmimet që ka vendosur Bordi janë diskutuar shpesh. Opozita dhe madje ekspertët, i kanë cilësuar abuzive disa vendime, ku çmimet në vendin tonë nuk përputheshin me ato në bursa.

Ndërkohë, katër muaj më parë, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të grupit parlamentar të PD-së, shfuqizoi një nen të ligjit, sipas së cilit Bordi i Karburanteve nuk mund të shkrijë vetveten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME