Categories Lajme

Shfuqizohet vendimi i qeverisë: Mali i Tomorrit nuk do jetë Park Kombëtar

Gjykata Administrative ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave që e shpallte Malin e Tomorrit Park Kombëtar, duke lejuar në këtë mënyrë aktivitetin e guroreve, që kanë shkatërruar këtë resurs.

Lidhur me këtë vendim ka pasur sot një protestë në Berat, ku përveç qytetarëve kundër vendimit të Gjykatës ka dalë dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Sipas Klosit dhe banorëve vendimi është skandaloz, dhe do të apelohet në Gjykatën e Lartë, duke theksuar më tej se kjo iu shërben një numër shumë të kufizuar njerëzish, siç janë shfrytëzuesit e guroreve.

“Vendimi skandaloz. Nuk do ta pranojmë. Do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë.Vendimi u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve, prej vitesh kanë shkatërruar malin dhe jetën tone. Vendimi shkatërron ekonominë lokale, na dëmtohet edhe turizmi”, u shprehën banorët e Beratit.

Ndërkohë ministri Klosi u shpreh: Vendimi i gjyqtarëve i papranueshëm,u dha në interest ë guroreve. Nga sot nis mbledhja e firmave të qytetarëve që do t’i çohen komisionit të Vetingut. Nuk do të lejojmë të preket jeta e qytetarëve, peticionit i bashkohet Skrapari, Poliçani, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore. Do të mbështesim apelimin e vendimit.

Protestuesit ishin me pankartat: “Mos ma prek Tomorrin”. Protestuesit: “Do ju përgjigjet Vetingu dhe Abaz Aliu”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME