Shifrat e të infektuarve nga Covid në Shqipëri arrijnë në minimumin më të mundshëm gati 3 vjet pas regjistirmit të rasteve të parë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve ka pasur vetëm 22 të infektuar nga Covid.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 647 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 4 në Lushnje, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës”, thuhet në raportimin ditor të ministrisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.
Raportimi i ditor i ministrisë
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 647 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
10 në Tiranë, 4 në Lushnje, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës.
Janë 603 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,019 që nga fillimi i epidemisë.
