Categories Lajme

Shifrat e OKB, si do kthehen shqiptarët në “pleqtë” e Ballkanit

Shqipëria po plaket me një ritëm të shpejtë. Ndonëse në fillim të viteve ’90 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Europë, me moshë mesatare të popullatës 24 vjeç, llogaritë e Kombeve të Bashkuara mbi Perspektivat e Popullatës tregojnë se deri në 2060 mosha mesatare e popullsisë në vend do të jetë 48 vjeç.

Në 1994 në vendet e rajonit mosha mesatare e popullsisë ishte mbi 30 vjeç. Serbia kryesonte listën me një moshë mesatare prej 33 vjeç. Më pas renditej Bosnje dhe Hercegovina me moshë mesatare 32 vjeç, Malin e Zi me 31 vjeç dhe Maqedonia me 30 vjeç. Ndërsa në Europë vendet me moshë mesatare më të madhe në 1994 ishin Suedia, Italia dhe Gjermania, me 38 vjeç.

Në fillim të viteve 2000, mosha mesatare do të rritej për të gjithë Europën. Italia dhe Gjermania do kishin plakjen më të shpejtë me moshë mesatare prej 41 vjeç.

Në 2021 projeksionet e Kombeve të Bashkuara mbi moshën mesatare është 35 vjeç në Shqipëri, ku krahasuar me vendet e rajonit sërish ka moshën më të re (shiko hartën).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por situata paraqitet e zymtë në 2060, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara Shqipëria do të ketë një moshë mesatare më të madhe se vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Ndër arsyet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë me këtë ritëm të shpejtë janë rënia e lindjeve, emigracioni dhe rritja e jetëgjatësisë.

Rënia e lindshmërisë ka shkuar drejt niveleve të vendeve europiane, emigracioni vazhdon të jetë në shkallë të gjerë. Kjo sjellje është vënë re në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Europa prej vitesh ka hyrë në ciklin e plakjes së popullsisë. Projeksionet për vitet e ardhshme nuk janë aspak optimiste. Pas një dekade, projeksionet e Kombeve të Bashkuaratregojnë se në disa vende europiane mosha mesatare do të jetë 50 vjeç e lartë. Këtu përfshihen vende si Italia, Portugalia, Greqia, dhe më pas Gjermania, Polonia, Bosnja dhe Kroacia./Monitor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME