Categories Lajme

Shifrat/ Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan. Çfarë thotë raporti i fundit

Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.  Referuar studimit më të fundit të bërë nga organizata e shoqërisë civile DSA (Development Solutions Associates), vendi ynë ka nivel të lartë duhanpirjeje me pothuajse gjysmën e meshkujve apo 42 për qind dhe 7 % në radhët e femrave.

Kostot lidhen me çmimin e paketave por edhe me shpenzimet shëndetësore, që vijnë si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ky produkt. Për këtë arsye propozohet rritje e nivelit të akcizës në kufirin e vendeve të Bashkimit Evropian si një mekanizëm për të ulur konsumin.

Nga ana tjetër duhanpirja është një problematikë që po rritet me shpejtësi në radhët e të miturve dhe shkak kryesor vlerësohet çmimi i ulet i paketave si dhe ambienti nga i cili ndikohen. Sipas studimit, rritja e çmimit të cigareve, do dekurajonte ndjeshëm këtë kategori. Sa i takon konsumit të duhanit tek varfëria, studimet tregojnë se në Shqipëri janë rreth 13 mijë familje me 60 mijë anëtarë që kanë kaluar nën kufirin  e varfërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME