Categories Lajme

Shijak , Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje

Shijak , Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte. Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME