Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima në njerëz, është shënuar mëngjesin e sotëm në Maminas të Shijakut, ku një shtetas duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit, ka marrë dëmtime dhe është nisur në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti
Njoftimi i plotë i policisë: Shijak/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2021, në orën 09:30, në Maminas, Shijak, shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalid që drejtohej nga shtetasi M. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
